Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të mblidhen sot në orën 17:00 në selinë rozë, për të diskutuar procedurat ligjore që do të çojnë në shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut.
Ky hap vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së një javë më parë, ku kërkoi largimin e Veliajt dhe njoftoi Ogerta Manastirliun si kandidate të socialistëve në zgjedhjet e parakohshme për Tiranën.
Ndërkohë, avokatët e Veliajt pritet të apelojnë çdo vendim në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana tjetër, Veliaj ka qëndruar në heshtje që prej së enjtes së kaluar, duke mos bërë asnjë postim në rrjetet sociale, ku më parë ishte mjaft aktiv.