Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka gati planin për shpërblimin e dëmeve nga përmbytjet që prekën vendin ditët e fundit.

Duke folur në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se niveli i dëmeve gjatë përmbytjeve të fundit është shumëfish më i vogël se ai i përmbytjeve që ndodhnin 10 vjet më parë, dhe kjo në sajë të investimeve shumë të mëdha në infrastrukturë.

“’Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’ është motoja ime dhe e jona sa herë që përballemi me fatkeqësi. Të goditurit e kësaj fatkeqësie dua t’u them se qëndrojmë krah tyre për banesat dhe gjënë e gjallë, për rregullimin e çdo dëmi me të cilin përballemi. Është tashmë gati plani me skenarët për dëmshpërblimet dhe pritet nisja e shpërndarjes së tyre pas rezultateve nga verifikimi në terren”, tha Rama.