Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të mblidhen nesër (të mërkurën) në selinë qendrore të PS, ku do të diskutojnë procedurat për shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se njoftimi vjen pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama kërkoi që Këshillit Bashkiak të nisë procedurat për shkarkimin e Veliajt, duke bërë publike edhe kandidaturën për Tiranën, Ogerta Manastirliu.

Ky vendim mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi Erion Veliaj është ende në paraburgim, teksa ende nuk ka një vendim të formës së prerë për të./ Top Channel