Situata gjatë protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa policia ka përdorur në masë gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë të rinjtë.
Gjatë orëve të mbrëmjes janë raportuar edhe arrestime. Shqetësim kanë ngjallur pamjet ku disa persona me rroba civile, pa uniforma apo mjete identifikimi të dukshme, shihen duke marrë me forcë një qytetar në rrugë.
Rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë nuk janë bërë të ditura në informacionin e publikuar. Pamjet kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e shoqërimit të qytetarëve, në një mbrëmje kur përplasjet dhe ndërhyrjet e forcave të rendit po vijojnë në kryeqytet.
