Dy gazetarët, Bledar Koka dhe Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story” për protestën e mbajtur sot përpara Parlamentit, e cila u shoqërua me tensione e dhunë.

Dudushi deklaroi se Edi Rama po dialogon në distancë me protestuesit, teksa shtoi se kjo e sotmja nuk ishte dhunë. Nga ana tjetër Koka e kundërshtoi duke thënë se Rama po i provokon protestuesit.

Alban Dudushi: Ata vetë janë të dyjëzuar se çfarë duhet të bëjnë. Madje madje, mund të them që kanë filluar të kenë dyshime me njëri-tjetrin grupet. Unë besoj që natyrisht që Rama është duke dialoguar me këtë masë.

Bledar Koka: Me ata që i tërhoqi zvarrë sot apo me gazin lotsjellës?

Alban Dudushi: Ai ka zgjedhur me kë të dialogojë, ai po dialogon me ata të cilët…

Bledar Koka: Me të cilët, me dhunën? Kështu u dialogua edhe më 2 korrik të 1990, dihet si përfundoi, nëse ky është dialog në rregull, historia përsërit vetveten, populli është i njëjti.

Alban Dudushi: Ai është dialoguar në distancë

Bledar Koka: Me kë?

Alban Dudushi: Me masën aty, por ka zgjedhur se kujt ia drejton batuat dhe zjarrin, kështu i intereson tij. Ai është në legjitimitetin e vet ta bëjë këtë.

Bledar Koka: Ta quajmë provokimin dialog, dhe Edi Rama nuk është aty për të provokuar. Unë mendoj që dhuna nuk është dialog, ose po provokon. Unë mendoj që gjëja e fundit që Rama duhet të bëjë në këtë pikë është të provokojë, megjithëse them që është e vetmja gjë që di të bëjë.

Alban Dudushi: Kjo dhunë nuk është dhunë.

Bledar Koka: O është dhunë, o s’është dhunë. O është dhunë e policisë, ose nuk ka bërë dhunë asnjëri. Që të biem dakord mbi temat, se këtë muhabetin e dhunës e bëjë sa herë ka protesta.

Alban Dudushi: Me ç’kemi parë ne me dhunë, këto duken përkëdhelje. Çfarë është dhuna ne e dimë shumë mirë, kur dhuna la katër të vdekur, kur dhuna i merrte njerëzit zvarrë nga shtëpitë, kur dhuna digjte seli gazetash,. Kur dhuna zhdukte njerëz, i kemi parë.

Bledar Koka: Vetëm ta ndajmë, sot kishte dhunë apo nuk kishte? Sot biem dakord që kishte një protestë normale, ku qytetarët shkuan të hidhnin disa vezë dhe u tërhoqën zvarrë. Kjo që u tërhoqën zvarrë është dhunë apo është kundërpërgjigje normale?

Top Channel