Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka folur sot në lidhje me mundësinë për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në një intervistë për Neës24, Bardhi tha se nuk i plotëson kriteret për të kandiduar për Bashkinë Tiranë, pasi vendlindjen dhe gjendjen civile e ka në Kavajë. Gjithashtu ai tha se kandidatura për drejtimin e Bashkisë Tiranë nuk është vendimmarrje që i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD.

“Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Së pari unë vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje. Kështu që nuk kandidoj, nuk plotësoj dot kriteret për të kandiduar për bashkinë e Tiranës. Kjo është një vendimmarrje që nuk i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD”, tha demokrati.