Zgjedhjet e 25 prillit u tronditën nga vrasja e ndodhur në Elbasan e Pjerin Xhuvanit pak ditë më parë se shqiptarët të votonin. 

Në atë kohë sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të akuzuarit për vrasjen ishin: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami, një person me rekorde kriminale, i skeduar për përplasjen me Policinë në 2017, pjesë e grupit të Suel Çelës.

Por prokurori Alfred Shehu, mohoi se ishin gjetur materiale zgjedhore apo materiale që kishin të bënin me shitblerjen e votës në mjetet që kishin lënë pas të fortët e përfshirë në fushatën e PS në Elbasan.

Në fjalët e tij ai u tregua shumë i rezervuar dhe nuk pranoi të tregonte se kush sipas hetimit kishte qëlluar i pari. Shehu tha se media duhet të fokusohet tek fakti që janë lëshuar dy urdhëra ndalimi për vrasje, një për ish-policin e RENEA-s, Arbër Papleka dhe një për Klement Xhaferrin, të cilin policia dhe prokuroria e akuzojnë për vrasje të mbetur në tentative, ndërsa në seancë disa ditë më pas, Shehu pranoi në seancë që brenda makinës së Grecës ishin gjetur karta identiteti dhe para, ndryshe nga sa tha në sy të gjithë publikut.

Pasi kaloi me sukses procestin e Vettingut, Shehu u emërua në krye të prokurorisë së Sarandës. Ndërsa tani, Shehu kërkion që të bëhet pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.