Senida Mesi, ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë ka zbuluar për herë të parë se ka fituar luftën me kancerin, që e mundonte prej disa muajsh.
Në një postim në Instagram, Mesi ka treguar se ishte prekur nga kanceri dhe se pas muajsh të tërë e një rrugëtimi të vështirë, të heshtur dhe pa bujë, ajo e ka mposhtur sëmundjen dhe ka nisur siç e quan ajo, “rilindjen”.
“Gëzuar për fillimet e reja”, shkruan Senida Medi të shoqëruar më shprehjen “Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër.”
Ish-politikania e PS ka ndarë edhe një foto me flokë të shkurtra gjatë rrugëtimit të saj kundër sëmundjes së kancerit. Për mesin nën postimin e saj nuk kanë munguar as mesazhet mbështetëse.
“Njerëzit e bukur e të dlire dinë njesoj bukur t’ia dalin! E ti je njeri i bukur Senid! Betejat e forta mbase paskan qenë për njerëzit e fortë! Që t’ja dalin! E të dalin po kaq të bukur pas tyre”, i komenton ish-zv.ministrja Ornela Çuçi.
“E kam degjuar kaq shpesh këtë Ornela sa s’ta them dot. Besoj njësoj dhe ti. Une kam filluar ta mendoj ndryshe! Kam takuar shumë gra si ne në këtë rrugëtim, po kaq të forta edhe pse shumë të brishta! Mendoj që duhet ta kthejmë në mision dhe të ndihmojme më shumë, të ndryshojmeë sistemin dhe të jemi po aq të forta sa thua ti, por për të tjera pas nesh që ndoshta s’janë me kaq fat!!! Të përqafoj”, përgjigjet ajo.


