Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili lidhte emrin e tij me Gilmando Danin, viktimën e atentatit në Rinas. Berisha akuzoi Gonxhen se kishte pasur lidhje me Danin, duke e cilësuar atë si “bodyguard dhe financues” të ministrit.
Në një deklaratë të tij, Gonxhja e ka cilësuar si të pavërtetë dhe të rreme këtë akuzë, duke e mohuar çdo lidhje me të. “Pretendimet e Berishës janë një shpifje, nuk kam pasur asnjë lidhje me këtë individ,” ka thënë Gonxhja. Akuzat e Berishës kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa hetimet për ngjarjen e atentatit në Rinas vijojnë.
REAGIMI
‼️ Fake News ‼️ Lajm i Rremë ‼️ Gënjeshtra ‼️ Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani… 👎👎👎👎👎👎
