Lezhë- Floriani ende nuk i kishte mbushur 4-vjeç 21 nëntorin e vitit 2009, kur një ngjarje makabre i shënjoi 13 vitet e ardhshme të jetës së tij, deri mesditën e sotme kur ‘u detyrua’ të bëhet vrasës dhe deri në fund të jetës së tij, kur do të vuajë pasojat. Fenomeni i gjakmarrjes shkatërroi të tjera jetë sot në fshatin Manati të Lezhës.  

Florian Pervathi, vetëm 17-vjeç, me 4 plumba pistolete i mori jetën 65-vjeçari Lek Lekgjonaj, i cili të vetmin ‘faj’ që kishte ishte vëllai i vrasësit të babait të Florianit. 17-vjeçari e ka ekzekutuar Lekgjonajn në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, Ndue Lekgjonaj, i cili bëri vrasjen 13 vite më parë.

Ky është Lek Lekgjonaj i cili u ekzekutua në oborrin  eshtëpisë së vëllait i cili 13 vite më vrau babin e 17 vjeçarit.