Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e quan dorëheqjen e Lulzim Bashës si shenjë përgjegjësie. Me anë të një reagimi publik, Gjekmarkaj shkruan se gjesti që bëri Basha meriton respekt, duke shtuar se ai u kthye në një tabelë qitje për një kohë shumë të gjatë. Ai shton se i është mirënjohës Bashës për besimin që i ka dhënë si dhe shton se sipas tij Basha ka bërë gjithçka në të mirën e PD-së.

‘Shumëkush u zhgënjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është nje gjest që meriton respekt’- thotë Gjekmarkaj.

POSTIMI I GJEKMARKAJT:

Lulzim Basha mbajti pergjeqjësi ! Ai u dorhoq pas 9 viteve të drejtimit të kesaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mberriti. Shumëkush u zhgenjye se kishin vënë bast që LB nuk iken. Ky është nje gjest që meriton respekt. Basha u bë tabele qitjeje për një kohë të gjatë! Në 7 Muaj u sulmua si askush në politiken shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet tu bindemi duke luftur për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Përgjegjësia morale e politike u mbajt.

Tani , të gjithë ata që kauze kishin zemërimin ndaj Bashes duhet të ruhen që plumbat e pështymes mos t’ja hedhin njëri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengesë për rindërtimin e PD. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është përballë vetvetes dhe historisë së saj 31-vjeçare. Ajo do të ringrihet vetem nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e këtej u zvogëlua e u zvogëlua për të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në tokën e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nëse respekti për gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndertuar mite.

Ajo do të ringrihet nëse arsyeja mund inatin, nëse besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin, ndershmëria korrupsionin e mbi të gjitha bashkimi mund përçarjen nën shënjen e garës e votës së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve. Personalisht Lulzim Bashes i jam mirënjohes për besimin që më ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për gjithçka që ka bërë mirë për PD në optikën time, që ka dashur të bëje e s’ka mundur.

Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mëkatet e tyre. Koha do bëhet dëshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithësecilit .Bashkim nuk do të thotë poshtërim. Bashkim nuk do të thotë të zëvendësosh një humbes me një humbës tjetër.

Mbrëmë përfaqësues të “Foltores” shkumëzonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit”, para nëpërkembjes. Në një panel tre përfaqësues, tre pinjollë ,të nomeklaturës komuniste flisnin për PD perballë tre ish të persekutuarve. O Tempora, o mores! Arroganca dhe e vërteta që fshehin brenda goditi vetem në pak orë ëndrrën e bashkimit. Përballë atij shkumëzimi e skuqje sysh çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohën e tij politike si njeri i lirë, si shërbëtor i një prone private apo një interesi personal.