Punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit kanë dalë edhe këtë të martë në protestë përpara Bashkisë së Vlorës.

Pas shkrirjes së dy drejtorive, asaj të Pastrimit dhe Gjelbërimit, në një të vetme, punonjësit kërkojnë një takim me kryetaren e bashkisë për kontratën e re të punës.

Sipas tyre, kontrata e re është një tallje dhe nuk garanton siguri për vendet e tyre të punës.