Policia e shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një 29-vjeçar pasi kultivonte bimë narkotike në pyllin e Shporit. Operacioni i koduar “Terror i Pastër”kundër kultivimit të bimëve narkotike u bë shkak për arrestimin e tij. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 236 fidanë kanabis sativa.

Kontrrollet vijojnë në gjetjen e të tjera bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden në pyllin e Shporit dhe asgjësohen 236 fidanë cannabisi. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.

29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit.

Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.