Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kontrollet e befasishme që policia kreu mëngjesin e sotëm, në bugun e Durrësit

Raportohet se janë gjetur 5 telefona celularë, të cilët u përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi. Celularët e markës iPhone janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Në lidhje me rastin, Drejtoria e Burgjeve njofton  po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.

Njoftimi i policisë:

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.