Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në ambjentet e burgut të Durrësit. Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zhvilluan aksionin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës pas informacioneve se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara.
Raportohet se gjatë operacionit janë gjetur pesë aparate celularë ‘iphone’ të fshehur në dushe. Konkretisht telefonat janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Dyshohet se telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.
“Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës. Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”-njofton policia.
Autoritetet po vijojnë hetimin për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.
