Një ngjarje shqetësuese është regjistruar sot në Vlorë, ku në fshatin Tërbaç janë gjetur mbetje kockore që dyshohet të jenë pjesë e një kafke njerëzore.

Sipas njoftimit të Policisë, një bari i zonës ka konstatuar këto mbetje, të cilat janë sekuestruar dhe dërguar për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vijuar.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më 01.10.2025, në fshatin Tërbaç janë gjetur disa mbetje kockore, përfshirë një kafkë të dyshuar njerëzore, të cilat janë dërguar për ekspertim. Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes,” njoftoi Policia.

Materialet tashmë janë në dorë të Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.