Janë gjetur pas 27 orësh dy turistët gjermane të zhdukura në malin e Polisit në Librazhd.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, pasi kanë pasur probleme me makinën, ato kanë braktisur mjetin dhe, në këmbë, kanë arritur deri në një rrugë ku kanë hasur një furgon që kalonte rastësisht. Turistet u gjetën pranë fshatit Stravaj, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
