Pas rrëfimit të Artan Tafanit shumë çëshjte të rënda kriminale kanë marrë përgjigje.
Një prej këtyre çështjeve është edhe zbardhja e autorësisë së eksplozivit në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajko, ose të njohur ndryshe si Noizy.
Teksa bëri një rezyme të krimeve të kryera nga banda e Laert Haxhiut, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.