Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se paraprakisht deklarohet se një sasi lënde plasëse është konstatuar në një çantë të dyshimtë, pranë hyrjes së hotelit Pameba në lagjen nr 1 të Durrësit.
Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
Top Channel