Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 15:20, në një zonë bujqësore është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit me inicialet K.P., 28 vjeç, banues në Boriçin e Madh.
Nga këqyrjet dhe veprimet e para hetimore dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar gjithçka që lidhet me rastin.
