Një 70 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 7 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ishte endacak dhe është gjetur në një shtëpi të pabanuar. Ata që e kanë konstatuar kanë qenë banorë të lagjes të cilët kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit po kryejnë veprimet për rastin ndërsa trupi do të çohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjekoligjore.