Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Astirit, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 04:35, kur në ambientet e banesës është konstatuar i pajetë shtetasi me inicialet E.K.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa hetimet e para kanë ngritur dyshimet se bëhet fjalë për një vdekje natyrale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
