Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë në lagjen nr.12 brenda shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është vrarë me thikë. Trupi i tij është zbuluar në katin e katërt të një pallati, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë publik.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Aktualisht nuk dihen motivet dhe as autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Hetuesit po marrin në pyetje banorët e pallatit dhe po kontrollojnë kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa pritet që më shumë detaje të bëhen publike në orët në vijim.