Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e një pallati në Elbasan.
Sipas Policisë, rreth orës 08:00 është marrë njoftim se në sheshpushimin e katit të tetë të një pallati, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, ndodhej pa shenja jete shtetasi Klodian Drobaj, 47 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e rrethanave.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se, në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. D., 47 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
