
Një ngjarje e rendë është regjistruar në fshatin Shkjezë të bashkisë Vau i Dejës. Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë me plagë në pjesën e kokës.
Sipas burimeve të “Report Tv”, viktima është Gjin Ndoji, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.