Një fëmijë i mitur, rreth 3-4 vjeç është gjetur i vetëm tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ditën e sotme në Tiranë.
Fëmija është gjetur nga qytetarët, të cilët kanë njoftuar dhe policinë, teksa raportohet se fatmirësisht i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu. Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe policia i bën thirrje familjarëve të kontaktojnë në numrin 112, ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.
Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.




