Një makinë tip “Peugeot” është gjetur plotësisht e djegur në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve në Tapizë.

Makina e djegur është gjetur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të premtes (3 tetor).

Bëhet e ditur se gjatë këqyrjes, në brendësi të makinës janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

Blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”.

Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.