Pas kontrolleve intensive dhe të pandërprera, policia ka arritur të lokalizojë një prej automjeteve të përdorura nga autorët në vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në zonën e Balldres në Lezhë, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se motivi dyshohet të jetë hakmarrja.

Automjeti i gjetur, një mjet tip “Golf 5” pa targa, i përdorur nga autorët, është zbuluar i fshehur në zonën e Torovicës. Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë operacionin dhe kontrollet në terren për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.