ELBASAN – Një person i pajetë është gjetur në fshatin Jagodin në Elbasan. Sipas informacioneve të para, dyshohet se personi i paidentifikuar ende, është mbytur në lumin Shkumbin.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet të zbardhë edhe rrethanat.

Gjinia dhe identiteti i të personit të pajetë nuk dihen ende.