Një predhë luftarake është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Mes, njësia administrative Postribë, Shkodër.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 08:50, punonjësit e një firme që po pastron kanalet kulluese në zonë kanë hasur predhën gjatë punimeve.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbime të specializuara të Ushtrisë për të bërë identifikimin dhe neutralizimin e saj.
Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale.
NJOFTIMI:
Informacion paraprak/Rreth orës 08:50, në fshatin Mes, Postribë, punonjësit e firmës që pastron kanalet kulluese, gjatë punimeve në një kanal, kanë gjetur në predhë luftarake.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbime të specializuara të Ushtrisë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për rastin.