Një person është gjetur i pajetë këtë të martë në afërsi të Urës së Farkës, ndërsa dyshimet e para janë se mund të jetë viktimë e një aksidenti rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, personi dyshohet se është goditur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas përplasjes.
Forcat e policisë kanë mbërritur në zonë dhe po kryejnë veprimet hetimore për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.
Paralelisht, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit të dyshuar si të përfshirë në aksident.
