Gjenerali amerikan Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Lajmin e ka bërë me dija ambasada amerikane në Tiranë, e cila thekson se Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës në mbrojtjen kibernetik
“Gjenerali i Brigadës Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Diskutimet u përqendruan në sigurinë rajonale, shpenzimet e mbrojtjes, rëndësinë e lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII Pan-Evropian dhe progresin mbresëlënës të Shqipërisë në aftësitë e mbrojtjes kibernetike”-shkruan ambasada./TCH
