Ka reaguar ditën e sotme për mediat motra e Gjergj Laçit, Rita e cila ka folur mbi situatën e rëndë të ndodhur në familjen e tyre, ku vëllai mbajti të ngujuar gruan dhe 2 djemtë e mitur për 6 vite në shtëpi.
Rita ka treguar se Gjergji, vëllai i saj nuk ishte në gjendje të dhunoi gruan sepse është i sëmurë. Ndërkohë që në gjendje të rënduar emocionale, i drejtohet gazetarës se dhe kjo e fundit mund ta akuzoi burrin e saj.
Sipas saj, vëllai Gjergji është djali më i mirë që ekziston.
“Gjergj Laci është djali më i mire që ekziston. Edhe ti e akuzon burrin tënd.
Nusja nuk është e dhunuar sepse nuk ka shenja dhune, nuk e ka prek me dorë farë sepse ai ishte i sëmurë dhe nuk mund ta rrihte.”- tha Rita për “Shqipëria Live”.
Gjergj Laçi 52- vjeç u arrestua ditën e dielë nga policia në Tiranë, pasi prej 6 vitesh ka mbajtur të ngujuar bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij në banesë, duke i kërcënuar të mos dalin nga dera e shtëpisë.
Autori mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.