Mossack FonsecaSkandali


Prokuroria e Gjermanisë kishte rënë në gjurmë të shkeljeve të bëra nga firma ligjore e “Mossack Fonseca” një vit më përpara se sa dokumentet për fshehjen e të ardhurave të rridhnin dhe të publikoheshin nga mediat ndërkombëtare. Sipas gazetës gjermane që zbuloi e para skandalin, “Süddeutsche Zeitung”, emri i firmës ligjore panameze ishte shfaqur në mesin e dokumenteve, që prokurorët nga North Rhine-Ëestphalia i blenë të hedhura në një “CD”, nga një burim anonim për vlerën e një milionë euro. Hetimi po vazhdon, por nuk është e qartë nëse do të dalin në dritë prova të mjaftueshme, për të ngritur një aktpadi zyrtare ndaj studios ligjore, që në fokus të saj ka ngritjen e kompanive “offshore”. Firma panameze ka mohuar çdo aktivitet të paligjshëm dhe bëri një ankesë zyrtare. “Askush nuk flet për vjedhjen e dokumenteve tona, e ky është i vetmi krim që është kryer në këtë rast”, deklaroi bashkëthemeluesi Ramon Fonseca. Ai shtoi se shkelja e sigurisë erdhi prej serverave nga jashtë vendit. Ndërkohë ministri francez i Financave bëri me dije se skandali i “Panama Papers” e detyroi qeverinë e Parisit të marrë vendimin që ta fusë Panamanë në “listën e saj të zezë” te juridiksioneve tatimore jobashkëpunuese.