Masakër në Bavari, pranga S.Isenit, 68 vjeç. Vrasjet pas sherrit në familje
Një ngjarje dramatike përgjaku një familje shqiptare në Bavari të Gjermanisë, ku babai masakroi vajzën e tij dhe burrin e saj. Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite në zonën Kösching të Bavarisë dhe ka alarmuar menjëherë fqinjët dhe banorët. Oficerët e policisë dhe ambulanca nxituan në vendngjarje, por vetëm sa verifikuan identitetet e të vdekurve. Kështu, ishte vrarë 39-vjeçarja Sanie.R dhe bashkëshorti i saj, Andreas, 35 vjeç. Siç raporton gazeta “Bild”, vajza u qëllua në zemër, ndërsa i shoqi në kokë, ndërsa autori është shqiptari S.Iseni, 68 vjeç, babai i 39-vjeçares. Policia ka konfirmuar se çifti u gjet i vdekur në ndërtesën e apartamentit të saj në Kösching, të premten në mbrëmje. Menjëherë pas kësaj, 68-vjeçari u arrestua. Dëshmitë në vendin e ngjarjes nuk janë ende të plota dhe do të pyeten më shumë dëshmitarë. Deri më tani, zyrtarët gjetën një armë në shtëpinë e tij. “I dyshuari nuk ka leje për posedim të armëve”, kanë thënë hetuesit të shtunën pasdite. Përveç kësaj, një analizë gjaku është kryer, për të mësuar nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Paraprakisht mendohet se kjo tragjedi ishte paralajmëruar. Pak momente para të shtënave fatale, fqinjët kishin dëgjuar britma me zë të lartë dhe një grindje brenda shtëpisë, por shkaku i saktë është ende i paqartë. Fqinjët thanë se kishin parë të parkuar para derës së shtëpisë së familjes një makinë të bardhë. Ndërkaq, gruaja e autorit ishte ndarë rreth një vit më parë dhe u largua shtëpia. Në kohën e vrasjes ajo nuk ishte e pranishme dhe herën e fundit e kishte parë ish-bashkëshortin me pranga. “Ai i bërtiti gruas së tij, para se të hipte në makinën e policisë”, thanë dëshmitarë okularë për “Bild”. Me familjen fqinjët nuk kishin pothuajse asnjë kontakt. Ata i kanë shmangur komunikimet, sepse familja shpesh shkaktonte zënka. Nga autopsia që iu bë çiftit rezultoi se ishin vrarë me armë zjarri. Por rrethanat dhe skena e krimit vijojnë të mbeten të paqarta. S.Iseni u soll para gjyqtarit, i cili urdhëroi arrestimin e tij për dy akuza për vrasje. Ndërkaq, nuk bëhet i ditur as identiteti i plotë i shqiptarit të arrestuar për këtë vrasje dhe as shtetësia e tij. Nga të dhënat e deritanishme, ka më tepër gjasa që familja të jetë me kombësi shqiptare. Për shkaqet e këtij krimi të rëndë, pra vrasjes me gjakftohtësi, është ende duke u hetuar ende nga policia lokale e Bavarisë. Policia po vijon me mbledhjen e dëshmive nga fqinjët dhe familjarët e tjerë, ku dëshmia e ish-gruas së vrasësit mendohet të jetë thelbësore në zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi të rëndë.