Të paktën 14 persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e flakëve që përfshinë një qendër për persona me aftësi të kufizuara në Gjermani. Në këtë qendër, të sponsorizuar nga Organizata ‘Caritas’ e Kishës Katolike, ishin të punësuar afro 120 vetë me të meta mendore dhe fizike, ndërsa në momentin e rënies së zjarrit mësohet se të ndodheshin rreth 50 vetë.


Zjarrfikësit në qytetin jugperëndimor gjerman, Titisee-Neustadt, ku ndodhi ngjarja e rëndë, mësohet se janë angazhuar për shuarjen e flakëve, ndërsa dyshohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.

26 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)