Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku ,dhe deputeti Klevis Balliu, po zhvillojmë një vizitë zyrtare në Bundestag, ku janë takuar me deputetin Olav Gutting.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se diskutuan për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa thekson se Gjermania mbështet integrimin e vendit tonë.
“Takim me deputetin Olav Gutting, pjesë e grupit CDU/CSU në Bundestag dhe një nga zërat që kontribuojnë në diskutimet për ekonominë dhe zgjerimin europian.
Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së 🇪🇺 dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje.
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.
Gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë.”, shkruan ai.
