Pas përfundimit të protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë lënë pas një shembull të veçantë qytetarie, duke pastruar vetë zonën ku qëndruan për rreth katër orë.
Menjëherë pas shpërndarjes së tubimit, pjesëmarrësit janë angazhuar në mbledhjen e mbeturinave dhe pastrimin e bulevardit, duke lënë ambientin në gjendje të rregullt.

Veprimi është vlerësuar nga të pranishmit dhe ka tërhequr vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku është komentuar si një shenjë e përgjegjshmërisë qytetare të protestuesve.
Pavarësisht mesazheve të forta politike dhe kundërshtimit ndaj qeverisë, pjesëmarrësit kanë treguar kujdes për hapësirën publike, duke theksuar se protesta e tyre synon të mbetet paqësore dhe qytetare.
Ky gjest vjen pas protestës së gjashtë radhazi kundër projektit në Zvërnec, ku qytetarët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim.
