Disa gjimnazistë në Lezhë kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke lënë klasat dhe duke dalë në protestë.
Nxënësit janë mbledhur duke mbështetur kështu protestën e studentëve në kryeqytet. Gjimnazistët kanë tentuar të futen tek bashkia, por nuk kanë arritur të kalojnë dot kordonin e krijuar nga policia.
Mbetet për t’u parë nëse protestës do t’i bashkohen edhe nxënës të tjerë gjatë orëve në vijim.
