Ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News u diskutua tema për ligjin e miratuar mbi Barazinë Gjinore.

Gjatë zhvillimit të temës dy të ftuarit pastori Paulin Vilajeti dhe transgjinorja Linda Rei janë pëplasur me njëri-tjetrin me mendime të kundërta. Pastori ka theksuar se në bazë të ligjit që u miratua një transgjinor mund të marrë pjesë në ndeshje sportive të gjinisë që ka ndryshuar, por sipas tij kjo nuk është e mundur pasi sado një djalë të jetë kthyer në vajzë sërish ka forcën të madhe se një vajzë e lindur si e tillë. Këtë deklaratë ai e ka mbështetur duke sjellë shembullin e transgjinores në boks në Amerikë ku si pasojë e ndeshjes vajza u lëndua thellë nga goditjet e një transgjinoreje që kishte kundërshtare.

Këtë deklaratë transgjinorja Linda Rei e ka replikuar duke theksuar se nëse bëhen analizat mes një djali dhe një transi nuk kanë të njëjtin nivel testosteroni duke bërë kështu që një trans të mos ndeshet as menjë djalë. Por sipas Reit identitetin nuk e japin kromozomet por nje shpirt i pastër me dashuri, ndërkohë që pastori thekson se ky ligj prek shumë pasi nëse një fëmijë mëson në shkollë rreth identitetit gjinor dhe prindi në shtëpi kundershton, prindi rrezikon burgun.

Pastori: Për mua një djalë mbetet djalë dhe nuk e ndryshon dot, kemi rastin në Amerikëku një vajzë me medalje ari u lëndua nga një transgjinor.

Linda Rei: O Fiori (moderatoria) e di ku është problemi më i madh, që njerëz pa pikëinformacioni tentojnë të banalizojnë një temë kaq delikate pa psur pikën e diturisë. Nëse ti sot më merr analizat e gjakut mua, dhe shokut pastor, niveli i testosteronit në trup nuk është njësoj. Nëse unë rrihem me një burrë nuk e rrah dot, pra çdo gjë në trupin tim brenda ka ndryshuar.

Pastori: Seriozisht e ke?

Linda Rei: Ktu asnjeri nuk tha që kromozomat e mia kanë ndryshuar unë jam me kromozoma femër, kromozomat ato janë. Nëse nuk ekziston shpirti dhe vlerat e një njeriu në këtë jetë atëhere asgjë nuk ka më vlerë.

Pastori: nuk mendoj se ndonjëri nga ne është kundër vlerave, por diçka e rrezikshme në këtë ligj mendoj se është pjesa që merret dhe edukohet në shkolla. Ne kemi një fjalë të urtë “fle si gjarpri nën gurë” dmth kush luan gurin e ha gjarpri, edhe ne nëse një fëmijë mëson në shkollë, psh tme vijë nipi mua e t’më thotë gjyshi në shkollë mësuam që ka dhe gjini të tjera përveç mashkull femër dhe unë i them tkeqen gjyshi mashkull është qai që ka sjellë zoti si mashkull femqr ajo që ka sjellë zoti si femër, nëse nipi flet me shok për këtë që i thash unë më vjen policia në derë. Gjini është lindja si femër ose mashkull si n♪7 fjalor çddo gjë tjetër është derivat i kësaj.