Tre të rinj nga Gjirokastra kanë përfunduar në prangat e policisë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucion të një 24-vjeçareje. Policia njofton se ka kryer arrestimin e shtetasve Kasem Deçka, 21 vjeç; Arsid Logli, 29 vjec dhe Marin Batha, 20 vjeç, pasi mësohet se detyronin shtetasen me iniciale D.R, 24 vjeçe, e martuar, që të prostituonte nën kërcënimin e armëve të ftohta për 1 mijë lekë.


24-vjeçarja e shfrytëzuar nga tre të rinjtë nuk bënte denoncim as në polici e as tek bashkëshorti i saj, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që merrte prej tyre.

Sipas policisë, ditën e djeshme 24-vjeçarja ka vënë në dijeni bashkëshortin për kërcënimin dhe dhunën e ushtruar, dhe ky i fundit, i pajisur me një sëpatë ka tentuar që t’i vrasë të rinjtë duke u zënë pritë. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur parandalimin e një vrasjeje të trefishtë.


Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni në rrethana shtrënguese”.


18 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)