Kapen me drogë në kufi me Greqinë, ndalohen tre shtetas rumunë. Sipas zëdhënësit të drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastrës, Genti Mullai, shtetasit e huaj janë ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës.


I njëjti burim sqaron se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Reno Clio, me targa B37LA0, që drejtohej nga Claudu Alexander Serban, 24 vjeç, nga Tirgoviste i Rumanisë, janë gjetur rreth 3 kg marjuanë.


Policia ka ndaluar shoferin, si dhe dy pasagjerët në automjet, edhe ata rumunë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut, origjinës dhe destinacionit të drogës.


2 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)