Një efektiv policie në Gjirokastër është plagosur me armën e tij të shërbimit.
Efektivi i vetëplagosur është Sotiraq Aliko, i cili shërben si punonjës i policisë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër.
Mësohet se 58-vjeçari ndodhet në spital dhe është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen “18 Shtatori”, por detajet rreth saj janë ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së saj.
23 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)