Zbulohet në Gjirokastër 4.5 kilogramë kanabis sativa, duke vënë në pranga një person. Muzafer Shkrepa, 61 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, u kap gjatë ditës së djeshme. Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në stanin e tij në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, u gjet një sasi prej 4.5 kg kanabis sativa.


Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shkrepa akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërkohë që ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës.


20 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)