Në mesin e shumë debateve ditën e sotme në landfillin e Sharrës, drejtori teknik i Inceneratorit të Tiranës, Elton Bualli, ishte në studion e “Zona Zero” në Top News për të folur për Impiantin.
Bualli, që në gjuhë teknike e quajti inceneratorin “zonë e trajtimit të mbetjeve” tregoi se projekti është në fazë ndërtimore. Ai tregoi dhe datat se kur fillon puna e impiantit dhe se çfarë po ndodh aktualisht në Incenerator me 750-850 tonë mbetje që vijnë çdo ditë nga tre bashki.
Drejtori teknik gjithashtu shpjegoi të gjithë procesin e riciklimit të mbetjeve që nga grumbullimi e deri tek shndërrimi në energji elektrike.
Punon ky incinerator?
Ky projekt është në fazë ndërtimore. Kjo është procedurë e mirëpërcaktuar brenda afateve. Leja e ndërtimit është një periudhë 6 vjeçare. Puna filloi më 1 janar 2018, kur koncesionari mori landfillin e Tiranës. Dhe nga ai moment filloi aktiviteti menjëherë për rehabilitimin e zonës së Tiranës. Kanë ecur paralelisht lejet dhe licensat për zhvillimin e projektit. Afati është deri në fund të vitit 2025. Është periudhë 6-vjeçare e ndërtimit sipas loteve. Nuk është inceneratori vetëm ajo që përfshin kjo zonë, është rehabilitimi i zonës dhe mbyllja definitive e landfillit të vjetër, më pas është vend-depozitimi i mbetjeve të riciklueshme e ka elementë të tjerë, siç është landfilli i hireve, dhe ajo që është pjesa e impiantit të trajtimit të mbetjeve me prodhim energjie. Impianti nuk është si një makinë që thjeshtë blihet, por është procedurë për ndërtimin e saj me porosi, dhe çdo komponent ndërtohet në ofiçina jashtë vendit.
Në këtë incinerator çfarë veprimesh kryhen?
Ajo çfarë ndodh aty është çdo mjet që grumbullunon mbetjet në qytet, bëhen pjesë e një procesi që nga peshimi e deri te shkarkimi i impiantit të diferencimit të mbetjeve, ndahen mbetjet në qelq, plastikë etj. Pjesa që ngelet, materialet e pariciklueshme çohen në landfillin e ri. Këto mbetje kalojnë në impiante për t’u djegur dhe për të prodhuar energji elektrike. Fokusi ynë është piramida e menaxhimit të mbetjeve: ripërdorimi i mbetjeve, rikuperimi dhe depozitimi.
Në fund të këtij viti, çfarë përfundon? Kush nis punë?
Pothuajse të gjitha elementet, përveç impiantit që përfundon një fazë në 2024 dhe një pjesë në vitin 2025, të gjitha facilitetet fillojnë punë në mesin ose fundin e vitit 2023. Pothuajse të gjitha dhe më pas është faza operacionale e përditshme.
Deputetët e opozitës thonë se qyetarët po vuajnë 29 euro për ton, si ka qenë më parë?
Shifra 29 euro nuk është një shifër që diksutohet për inceneratorin, është tarifë shërbimi për atë që ofrohet. Kundrejt kësaj shifre është menaxhimi i këtij projekti, një shifër e ulët në krahasim me Europën. Po të bëjmë analizë tregu se sa kushton kjo në Europë, do shikoni që është shumë më shumë.
A ka ndotje nga Inceneratori?
Ka një incenerator dhe në mes të Vienës, kështu që ndotje nuk ka. Ndotja është zero.
Sa energji do përfitohet nga përpunimi i mbetjeve?
15.4 megavat orë