Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-policin Uljan Shpataraku.

Shpataraku u arrestua dy ditë më parë, në kuadër të hetimeve ku është përfshirë edhe biznesmeni Ergys Agasi.

Ish-polici dyshohet se ka kryer veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit, ndërsa tashmë do të qëndrojë në qeli në pritje të vijimit të hetimeve dhe procedurave gjyqësore.

Vendimi për masën e sigurisë u mor nga GJKKO pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës.