Pas vendimit të GJKKO për pezullimin e detyrës dhe bllokimin e pasaportës, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar sot në Kryeministri. Pamjet tregojnë se Balluku ka hyrë në ndërtesën e Kryeministrisë shumë qetësisht, por ende nuk është e qartë nëse ajo do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se masa e sotme ndaj Ballukut është marrë vetëm një ditë pas fjalimit të saj në Kuvend, ku ajo iu kundërvë akuzave të opozitës dhe theksoi se nuk do të komentonte veprimet e drejtësisë.

Balluku është marrë e pandehur në lidhje me tenderin e tunelit të Llogarasë, ku dyshohet se vlera e këtij projekti është rritur me 50 milionë euro. Hetimet për këtë çështje kanë sjellë akuzat ndaj saj, ndërsa ajo po përballet me masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO.