Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk ka vendosur ende kalimin për gjykim të dosjes “SASPAC”, ku i pandehur është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, së bashku me Ermal Kurtulanin dhe të pandehur të tjerë.

Pas më shumë se një viti zhvillim të seancave paraprake, trupa gjykuese ka vendosur t’i lërë detyra Prokurorisë së Posaçme, duke i caktuar afat deri më 30 tetor për plotësimin e tyre. Vendimi përfshin të gjithë personat e marrë të pandehur në këtë procedim penal.

Në këtë çështje, Ilir Beqaj përballet me pesë akuza penale: korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tenderë, falsifikim dokumentesh, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim të pasurisë.