Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi.

Bëhet me dije nga burimet për media se GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtoreshën. Ndërkohë që për biznesmenin Ardian Malasi është lënë masa e sigurisë ‘arrest në burg’ deri në përfundim të hetimeve.

Ata u arrestuan me urdhër të SPAK me  dyshimin se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj të pastrojnë para të pista.

Për dy vëllezërit u cakua masa e arrestit me burg në mungesë për shkak se ndodhen të arrestuar në Belgjikë si pjesë e një grupi për trafik të lëndëve narkotike.