Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Pirro Xhixhos dhe Fatime Kryemadhit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton në këtë mënyrë, në këtë dosje do të gjykohet vetëm ish-çifti Meta-Kryemadhi. Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se ata do të provojnë pafajësinë dhe se prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën.
“Janë rreth 120 dëshmitarë. Ka prova të reja që do t’i paraqesim në gjykatë. Çështja i bashkohet gjykimit të zakonshëm. Do të provojmë pafajësinë. Sot, prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën. Zoti Meta nuk përfshihej në asnjë bisedë, e-mail apo takim. Do të vazhdojmë betejën tonë, edhe pse gjykata nuk na e pranoi kërkesën për masën e sigurimit.
Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me numrin 7. Nuk bëri numrin 7, por shqiponjën. Meta është në lartësinë që kërkon pozicioni i tij si kryetar i PL-së. Përgjegjësinë Kryemadhi e ka marrë vetë që kur u pyet për hetimet paraprake në prokurori. 120 dëshmitarët janë pjesë e procesit hetimor dhe janë pyetur nga vetë organi i procedurës. Ne do të thërrasim edhe disa dëshmitarë të tjerë dhe do të paraqesim prova të reja”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani./ Top Channel
